LAJMI I FUNDIT:

Bucks të fortë për Heat

Bucks të fortë për Heat

Milwaukee Bucks ka befasuar Miami Heat në çerekun e katërt për të fituar me rezultat 104-85 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma.

Kampionët e NBA ishin në epërsi në çerekun e katërt me rezultat 71-69, para se vendasit me një seri prej 35-14 të kthenin ndeshjen në favor të tyre.

Brandon Jennings ishte më i miri me 25 pikë, ndërsa Mike Dunleavy shënoi 13 pikë në çerekun e katërt nga 18 në total.


Kjo ishte humbja e dytë radhazi për kampionin e NBA, Miami Heat. /Telegrafi/