LAJMI I FUNDIT:

Bunjaki: Futbollistët e ftuar më të mirë se që kanë qenë më parë

Bunjaki: Futbollistët e ftuar më të mirë se që kanë qenë më parë

Vetëm emri i portierit të Ferronikelit, Flamur Neziri, është emër i ri në listën e lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki. Bunjaki të dielën në një konferencë për shtyp bëri publike listën me emrat e 18 lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjen miqësore kundër Ishujve Faroe.

Në listën e Bunjakit mungojnë emrat e lojtarëve si Erton Fejzullahu, Eroll Zejnullahu e Alban Pnishi që së fundi janë ftuar rregullisht. Pos Nezirit 17 lojtarët tjerë janë lojtarë të ftuar edhe më parë.

Bunjaki u beson të ftuarve të tij për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, por thotë se disa prej tyre nuk do të ftoheshin nëse kjo ndeshje do të ishte kualifikuese, shkruan Koha Ditore.


Ndeshja kundër Ishujve Faroe është e para për Kosovën pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Do të zhvillohet me simbole shtetërore dhe pa fusnotë. Në dy vitet e kaluara ndeshjet miqësore të Kosovës janë zhvilluar pa simbole dhe me fusnotë sipas një kushtëzimi të FIFA-s me rastin e lejimit të miqësoreve në janar të vitit 2014.

Kosova dhe Ishujt Faroe do të përballen më 3 qershor në Frankfurt të Gjermanisë.

“Pjesa dërrmuese e lojtarëve janë shumë të mirë, më të mirë se që kanë qenë më parë, por me një pjesë tjetër do të ulem dhe të bisedoj në mënyrë individuale, që po të ishte ndeshje kualifikuese nuk e di nëse do t’i kisha ftuar. Gjendja e disa lojtarëve është shumë e mirë, por ka edhe të tillë që gjenden në kufirin e konkurrencës, që një lojtar pak më i mirë i rrëzon. Lojtarët më të mirë do të ftohen. Lojtarët që janë të ftuar janë këta, ka pasur mendime nga unë dhe shtabi t’i ftojmë edhe 2-3 lojtarë, por nuk kemi mundur t’i ftonim”, ka thënë Bunjaki.

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori