LAJMI I FUNDIT:

Bunjaki: Kosova pjesë e kualifikimeve për botëror

Bunjaki: Kosova pjesë e kualifikimeve për botëror

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka treguar për emocionet e tij pas pranimit në UEFA, ndërsa ka bërë të ditur se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, por një gjë e tillë do të konfirmohet pas pranimit në FIFA.

Kosova sot është pranuar zyrtarisht në UEFA, me 28 vota pro, e 24 kundër.


“Gjithmonë kam pasur përgjegjësi si trajner i Përfaqësueses, por tani është kënaqësi pasi jemi pranuar. Ky është një moment i rëndësishëm, pasi kjo është pjesë e lirisë e për të kanë dhënë jetën shumë njerëz. Për këtë është bërë punë shumë e madhe, është një kënaqësi shumë e madhe, emocione të shumta”, është shprehur Bunjaki për KTV.

Ai ka thënë se nga nesër do të dalin me deklarata zyrtare për të treguar gjendjen aktuale në përfaqësuese.

“Nga nesër do të dalim me deklarata dhe do të tregojmë për gjendjen se ku gjendemi. Kemi shumë lojtarë që janë para kampionatit Evropian, dhe është një situatë shumë e ndërlikuar. Sporti ka fuqi ta ndryshojë botën, e ti bashkojë njerëzit”, ka thënë trajneri i Kosovës.

Bunjaki ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve, por do të konfirmohet kjo pas pranimit në FIFA, Kongresi i së cilës mbahet më 13 maj.

“Do të jemi në Grupin I për kualifikimet për Botëror, por, konfirmimi zyrtar do të vjen pas pranimit në FIFA”, është shprehur Bunjaku.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori