LAJMI I FUNDIT:

Burri gënjeu, ky është motivi i vërtetë pse e vrau gruan me sëpatë (Foto)

Burri gënjeu, ky është motivi i vërtetë pse e vrau gruan me sëpatë (Foto)

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familjen Dervishi, pranë një kompleksi turistik në Golem të Kavajës, kur i moshuari goditi për vdekje me sëpatë në kokë gruan e tij 68-vjeçare.

“Panorama” mëson se, shkak i krimit të rëndë kanë qenë zënkat mes çiftit për tradhti.


Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici vetë autori, se e vrau gruan pasi e kishte mbushur kupën, se ajo e kishte tradhtuar dhe i kërkonte atij llogari, krejt e kundërta është e vërteta.

“Panorama” mëson se, ata janë zënë për tradhtitë që bënte 73-vjeçari. Ky i fundit, autor i krimit kishte gjithë jetën që e tradhtonte të shoqen dhe për këtë arsye ata ziheshin shpesh.

Madje mësohet se, ata ishin ndarë disa herë për këtë fakt por kanë qenë djemtë që i kanë pajtuar dhe janë rikthyer bashkë.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi që, sipas Policisë, kishte pirë disa gota raki, ka goditur gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend.

Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij.

“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73- vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej.

Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur.

Çifti Dervishi jetonin në Tiranë, në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ndërsa kishin edhe një shtëpi pushimi pranë plazhit të Golemit, ku zakonisht shkonin gjatë verës për të kaluar disa ditë pushime. Edhe mbrëmjen e djeshme ata ndodheshin vetëm aty, prej disa ditësh, pasi kishin shkuar për plazh.

Veli dhe Shazivare Dervishi janë prindër të tre djemve, të cilët janë të martuar dhe jetojnë me familjet e tyre në Itali. Ndërsa dy të moshuarit prej disa vitesh jetonin vetëm. Njëri prej djemve ndodhej në Shqipëri këto ditë pasi kishte ardhur për pushime. /Panorama/DurresLajm/

w1

w2

w3

w4

w5

w6

w7

w8

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori