LAJMI I FUNDIT:

Burri i motrës medicinale sulmon rojën e QKUK-së

Burri i motrës medicinale sulmon rojën e QKUK-së

Fadil N. punëtor i sigurimit të QKUK-së ka marrë lëndime në kokë pas një incidenti i cili ende nuk i ka të qarta motivet.

Në përleshjen e cila ka ndodhur mëngjesin e sotëm i përfshirë është burri i njërës nga motrat meridicinale që punon në Klinikën e Gjinekologjisë.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliun, i cili bëri konfirmimin e sulmit, por nuk dha detaje.

Ndërsa drejtoresha e Klinikës, Mirvete Paçarada, ka saktësuar se sulmuesi është burri i njërës prej punonjëseve të klinikës.

“Ai është burri i njërës prej kolegeve tona. Nuk e di nëse motivi i ardhjes së tij ka qenë për ta sulmuar gruan e vet, apo për diçka tjetër,” tha Paçarada.

Ajo ka shtuar se sulmuesi ka qenë i përgatitur për të kryer një sulm, pasi ka qenë i pajisur me një shufër hekuri.

I kontaktuar me telefon, punonjësi tjetër i sigurimit Izet Shala ka rrëfyer se kolegu i tij është sulmuar pas një debati të shkurtër që e ka pasur me të dyshuarin.

“Ka dashtë me hy një person brenda dhe sigurimi i ka thënë se nuk është koha e vizitave pasi mjekët janë nëpër dhoma të pacientëve, ai përsëri ka tentuar të hyjë. Pasi që nuk e ka lënë sapo ka kthyer shpinën kolegu im, ai e ka goditur me një shufër metali në kokë,” ka rrëfyer Shala.

KALLXO.com mëson se punonjësi i sigurimit ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa me hetimin e incidentit është duke u marrë Policia e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori