LAJMI I FUNDIT:

Bushi i parë dërgohet në mjekim intensiv

Bushi i parë dërgohet në mjekim intensiv

Ish-presidenti i SHBA-ve, George W.H. Bush është duke u trajtuar në klinikën intensive në spitalin e Houstonit, në Texas, pas një sërë pengesash, përfshirë edhe ethe të vazhdueshme.

Jim McGrath, zëdhënës i presidentit të 41 të Amerikës, ka thënë se Bush u pranua në njësinë e kujdesit intensiv “pas një sërë pengesash, përfshirë edhe një ethe të vazhdueshme”.

Zëdhënësi ka thënë se Bush është me vetëdije dhe i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij. Sëmundja e ka mbajtur ish-presidentit Bush të shtrirë në spital gjatë festës së Krishtlindjeve, rapotojnë mediat.


Bush ka qenë i shtrirë në spital që nga 23 nëntori për trajtimin e bronhitit si dhe simptomave tjera të ngjashme. /Telegrafi/