LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi: Disa historian janë shërbëtor të politikës së sotme

Buxhovi: Disa historian janë shërbëtor të politikës së sotme

Historiani Jusuf Buxhovi duke komentuar deklaratat e Qeverisë së Kosovës lidhur me vendosjen e përmendores së Car Llazarit në veri të Mitrovicës, ka thënë se Qeveria po bën sjellje shumë hipokrite.


Deklaratat e Qeverisë, sipas tij, janë për keqardhje dhe fyese.

“Qeveria të del me një deklaratë të tillë kinse ai nuk mund të ngjallet por si të gjallët, si të vdekurit kanë rëndësinë e vet, është problemi se si do të trajtohet një çështje me interes. Është problemi që duhet të dilet dhe të thuhet se me pako të Ahtisarit kemi dhënë shumë dhe ata kanë të drejt të vinë dhe të vendosin edhe Millosheviçin. Unë dhe të tjerët mund të ndihen të fyer sepse mund të vinë militantët dhe të vendosin çka të duan”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Cari si titull nuk ka ekzistuar dhe as vet historiografia serbe nuk e jep si të tillë.

Buxhovi ka sqaruar se në shekullin 19 hartografia serbe ka krijuar mitin dhe ua ka shpërndarë botës, duke iu ofruar mbi 150 libra, kurse historianët shqiptarë nuk e kanë kundërshtuar këtë mit.

“Histografia në Kosova nuk është von ë ti kthehemi një trajtimi objektiv, por për fat të keq një pjesë e historianëve janë hyzmetqar të politikës së sotme. Mesjeta duhet të definohet të shkruhet pasi këtu nuk ka pas shtet serb mesjetar”, ka thënë ai.

Përvetësimin e kësaj feste nga serbët, e ka quajtur një gabim të politikës që po e paguajnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori