LAJMI I FUNDIT:

BUZËT e këtilla do t’i dëshironit deri në fund të kësaj vere, por ndoshta edhe më gjatë! (video)

BUZËT e këtilla do t’i dëshironit deri në fund të kësaj vere, por ndoshta edhe më gjatë! (video)

Duke përdorur hijesimin metalik, këtë verë mund të keni grim jo të përditshëm për buzë, të cilat do t’i rrumbullakojë dhe do t’i vërë në plan të parë, kudo që do të shkoni.

Zbukurimi i këtillë i buzëve nuk duket tepër i theksuar, ndërkaq sërish tërheq shikimet sepse buzët duken vërtet të bukura, transmeton Telegrafi.


Mund të zgjidhni cilëndo ngjyrë, vetëm që është me rëndësi të jenë metalik, si edhe mënyrën në të cilën i vini.

1. Më parë filloni me hijesimin metalik vjollce – vëreni në këndet e buzëve;

2. Pastaj shtoni pak hijesim metalik të kaltër dhe rozë për sy – mu afër vjollcës vini ngjyrë rozë, ndërsa në mes të kaltrën;

3. Rrumbullakoni buzët me hijesim metalik të artë, në formë kremi;

4. Shtoni edhe pak ngjyrë rozë dhe të kaltër metalik, në mënyrë që të shkrihet me të artën;

5. Dhe në fund, me ndihmën e brushës qitni hajlajter rreth buzëve dhe hiqeni tepricën.

Nëse dëshironi të shikoni se si duket kjo, shikojeni më poshtë videon:

/Telegrafi/