LAJMI I FUNDIT:

Buzhala, breshëri akuzash ndaj bashkëpartiakëve

Buzhala, breshëri akuzash ndaj bashkëpartiakëve

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Berat Buzhala, i njohur për akuza, debate e polemika të ashpra me oponentët nga subjekte të tjera politike, tash ka ndërruar kursin e kritikave, duke vënë në shënjestër bashkëpartiakët e tij në qeverinë e Thaçit.

Në një intervistë për Klan Kosova, Buzhala ka thënë se ka pritur dy vjet që të bëhen ndryshime dhe ka qëndruar në heshtje, por tani ka vendosur të shprehet publikisht.

Fillimisht, ai ka kritikuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë për Express, deklaroi se PDK do të del në mbrojtje të shqiptarëve në të gjithë rajonin.


“Ne nuk mundemi t’i mbrojmë shqiptarët. Jo sepse nuk dëshirojmë, por sepse nuk kemi kapacitet”, ka thënë Buzhala.

Ai ka thënë se është prishur balansi në politikë, dhe për këtë ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Aleancën Kuq e Zi të Shqipërisë, për tone nacionaliste.

“Unë mendoj se elektorati kërkon zgjidhjen e problemeve të brendshme, e jo çështjen e Bashkimit Kombëtar, siç e bën Vetëvendosje dhe Aleanca Kuq e Zi”, është shprehur deputeti Buzhala, citon “Zëri”.

Ai ka deklaruar se nuk e ka ndërmend që të kandidojë për ndonjë ministri në të ardhmen. “Nuk jam kandidat për ministër. Dua të kontribuojë nga jashtë që ta ndryshoj ndonjë ministër”, ka thënë Buzhala.

Akuzën më të rëndë, anëtari i PDK-së e ka bërë ndaj bashkëpartiakut tjetër, Rexhep Hoti. Ai ka thënë se për Hotin s’ka aspak respekt, pasi, sipas tij, ai ka shfrytëzuar pozitën për tu pasuruar përmes gazetës.

“Për Rexhep Hotin s’kam respekt. Ai është pasuruar në krah të PDK-së”, është shprehur mes tjerash, deputeti i PDK-së, Berat Buzhala.

Ish-gazetari Buzhala ka folur edhe për polemikat e tij me ministrin e Arsimit, Ramë Buja, për të cilin ka thënë se duhet të tërhiqet, pasi që, sipas tij, “nuk është duke kontribuuar” sa duhet në pozitën që është.

Lista e kryesisë së PDK-së, për Buzhalën, nuk është ajo që është dashur të jetë, pasi që nuk është ajo që duhet ta përfaqësojë Kosovën drejtë strukturave euro-atlantike.

Ndërkaq, duke folur për opozitën, më saktësisht për liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është lehtë të mundet ai në Prishtinë.

Ai ka thënë se Mustafa është menaxheri më i keq i mundshëm.

Buzhala ka thënë se Memli Krasniqi do të kishte qenë kandidat më i mirë se Lirak Çelaj për të udhëhequr me degën e PDK-së në Prishtinë.

“Liraku nuk do ta fitojë garën për Prishtinën”, ka thënë Buzhala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori