LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër, produkt bukurie

Çaji i gjelbër, produkt bukurie

Është zbuluar se çaji i gjelbër përmban shumë të mira për shëndetin, që nga parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe mishrave të dhëmbëve, kanceri, parandalimin e plakjes dhe ndihmon në rënien nga pesha, redukton dëmet e shkaktuara nga dielli.

Ajo çka e bën çajin e gjelbër të shëndetshëm janë flavonoidet fitokimikale të quajtura polifenole. Nuk është e nevojshme të përzieni çajin me kremra dhe vajra, mjafton vetëm të pini rregullisht çaj të gjelbër dhe ai do të nxis mirëqenien tuaj të përgjithshme, përfshirë edhe shëndetin e lëkurës.

Ekspertët rekomandojnë të pini 3-10 filxhanë çaji të gjelbër në ditë, transmeton Telegrafi


Çaji i gjelbër mund të përdoret edhe si një produkt bukurie për lëkurën: për shembull ai mund të përdoret si filtër mbrojtës ndaj diellit. Studimet tregojnë se, përbërësit e çajit reduktojnë dëmet e shkaktuara nga dielli, falë aftësive të çajit për të bllokuar rrezet UV, prandaj si i tillë, mund të përdoret për të rritur mbrojtjen ndaj diellit.

Thjesht aplikoni pak çaj të gjelbër mbi lëkurën tuaj, para se të vendosni kremin mbrojtës ndaj diellit.

Ekspertët rekomandojnë të shmangni kombinimin e çajit të gjelbër me mbrojtës ndaj diellit që përmbajnë kimikate, pasi është e vështirë të parashikosh se si do reagojë çaji jeshil me kimikatet, mbi të gjitha nën rrezet e diellit. Këshillohet të përdorni një krem dielli me përmbajtje oksid zinku me çajin e gjelbër.

Duke i shtuar çaj të gjelbër regjimit tuaj të bukurisë ju do të ngadalësoni plakjen e lëkurës. Gjithçka që ju duhet të bëni është të ngrini disa gjethe të grira çaji të gjelbër në kuba akulli deh t’i përdorni ato si bonifikues. /Telegrafi/