LAJMI I FUNDIT:

Cameron përjashton mundësinë e një referendumi të dytë për Brexit

Cameron përjashton mundësinë e një referendumi të dytë për Brexit

Kryeministri në dorëheqje i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thënë se ka shumë pak shanse për mbajtjen e një referendumi të dytë për largimin ose jo nga BE-ja, raportojnë mediat britanike përcjell Telegrafi.

Të enjten e kaluar, qytetarët e Britanisë së Madhe, rreth 52 për qind të atyre që votuan, i kanë thënë po largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.


Përkundër kësaj, përveç kundërshtimeve të ndryshme rreth këtij largimi, ishte iniciuar edhe një peticion me të cilin kërkohet që të ketë edhe një referendum të dytë lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/