LAJMI I FUNDIT:

Cameron vizitë të papritur në Libi

Cameron vizitë të papritur në Libi

Kryeministri britanik, David Cameron ka arritur në një vizitë të papritur në Libi, në etapën e dytë të turit të tij në Afrikë. Ai udhëtoi në kryeqytetin Tripoli pasi përfundoi vizitën në Algjeri.

Downing Street kërkoi mosinformimin e mediave për vizitën në Libi për arsye sigurie, bën të ditur rrjeti informativ britanik, BBC.

Kryeministri ka ecur në Sheshin e Martirëve në Tripoli, pasi ka folur me rekrutët e policisë libiane, të cilët po trajnohen nga kolegët britanikë.


Cameron është takuar ndërkohë me ministrin e Brendshëm libian, ndërsa aktualisht po zhvillon një takim me kryeministrin e vendit, njofton TCH.

Më herët gjatë javës, Foreign Office paralajmëroi për një “kërcënim potencial” ndaj ambasadës britanike në Tripoli.

Paralajmërimi erdhi një javë pasi shtetasve britanikë iu kërkua të largoheshin nga qyteti i dytë i vendit, Bengazi, për shkak të kërcënimeve që u kanoseshin perëndimorëve.

Në shtator të vitit 2011, Cameron udhëtoi për në Bengazi bashkë me presidentin e atëhershëm francez Nicolas Sarkozy, për festuar çlirimin e vendit nga koloneli Muammar Gaddafi.

Por situata e sigurisë që atëherë është përkeqësuar. Teksa kryeministri takonte rekrutët e policisë në Sheshin e Martirëve, helikopterë të policisë patrullonin gjatë gjithë kohës zonën, bashkë me forcat e sigurisë në tokë.

Cameron ka thënë se Britania do të sigurojë më shumë asistencë për oficerët e policisë në trajnim e sipër, teksa ndoqi edhe ceremoninë e diplomimit të disave prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori