LAJMI I FUNDIT:

Cana dhe Cikalleshin festojnë ditëlindjet

Cana dhe Cikalleshin festojnë ditëlindjet

Dy gëzime në një ditë për Kombëtaren e Shqipërisë.

27 korriku është një ditë e veçantë pasi janë dy prej futbollistëve kuqezi që festojnë sot (e mërkure) ditëlindjen, ata janë Lorik Cana dhe Sokol Cikalleshi.


Kapiteni që ka bërë historinë dhe sulmuesi që është gati të shkruajë të tjera faqe me golat e tij në të ardhmen sot festojnë. Plot 33 vjet më parë lindte në Prishtinë Lorik Cana, ai që do të bëhej më pas një prej kapitenëve më përfaqësues të gjithë historisë së kombëtares kuqezi. Debutonte me Kombëtaren në 2003 në një ndeshje ndaj Zvicrës duke zëvendësuar Geri Cipin, kishte mundur të luante edhe me Francën apo Zvicrën por bëri zgjedhjen e zemrës dhe shumë shpejt do të kuptohej se përse. Zemra e tij rreh kuqezi, grintë karakter dhe cilësitë prej lideri bënë që tifozët të dashuroheshin menjëherë me Canën.

Transferimet më të mira nga Liga Premier në Super Ligën turke, në mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)
Lexo po ashtu Transferimet më të mira nga Liga Premier në Super Ligën turke, në mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)

Mbetet padyshim një ndër futbollistët më përfaqësues shqiptarë edhe në rang ndërkombëtar pasi ka luajtur në kampionatet më kryesorë të Evropës. Në Francë me PSG e Marsejën, në Angli te Sunderland, Turqi te Galatasaray apo Lazio në Serie A. Plot 93 ndeshje me kombëtaren kuqezi së cilës është gati ti japë lamtumirën pas një karrierë të pasur që kulmoi me Evropianin, Cana meriton gjithë urimet, sic kanë nxituar të bëjnë ndjekës të shumtë në profilin e tij në Instagram, apo dhe kreu i FSHF Armand Duka që e ka uruar publikisht nëpërmjet profilit të tij në Facebook. Nuk mund të mungonte edhe një urim i Presidentit dhe për Sokol Cikalleshin.

Sulmuesi nga Kavaja është padyshim një ndër yjet në ngjitje të Kombëtares kuqezi. Si pak të tjerë është produkt i kampionatit shqiptar, vjen nga fushat me baltë pasi spikati fillimisht me Besën që në moshë të re për të bërë një xhiro në skuadrat e mëdha Skënderbeu, Tirana e Kukësi para se të niste aventurën jashtë në Kore, Kroaci e më pas Turqi.

Televizioni zviceran, dokumentar për Kombëtaren Shqiptare (Video)
Lexo po ashtu Televizioni zviceran, dokumentar për Kombëtaren Shqiptare (Video)

De Biasi i dhuronte debutimin me fanellën kuqezi në 31 maj të 2014 me Rumaninë, që atëherë ka luajtur 20 ndeshje me kombëtaren ku pavarësisht se nuk ka shënuar shumë, kjo edhe për shkak të mungesës së fatit ka qenë gjithmonë një sulmues i dashur për tifozët falë volumit të madh , forcës dhe sakrifikimit për skuadrën. Sot Cikalleshi mbush 26-vjeç, ku padyshim tifozët i urojnë edhe shumë gola të tjerë me Kombëtaren.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori