LAJMI I FUNDIT:

Candreva te Interi për 25 milionë euro?

Candreva te Interi për 25 milionë euro?

Antonio Candreva është shumë afër që t’i bashkohet Interit, bëjnë të ditur mediat italiane.

29-vjeçari është futbollist i Lazios që nga viti 2012, mirëpo gjatë këtij afati kalimtar është lidhur fuqishëm me një kalim në Giuseppe Meazza.


Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Sipas Il Messaggero, mesfushori anësor është shumë afër që t’i bashkohet ekipit të Roberto Mancinit.

Marrëveshja e transferimit besohet të jetë rreth 25 milionë euro.

Candreva cakton afatin kur do të transferohet në Inter
Lexo po ashtu Candreva cakton afatin kur do të transferohet në Inter

Ndërkaq, lojtari do të përfitojë 2.7 milionë euro për sezon plus bonuset. /Telegrafi/