LAJMI I FUNDIT:

Capello: Askush nuk është mbi Realin

Capello: Askush nuk është mbi Realin

Fabio Capello thotë se askush nuk është më i madh se Real Madridi, duke iu bashkuar debatit nëse Jose Mourinho kishte të drejtë kur e la jashtë fushe kapitenin Iker Casillas në ndeshjen e fundit.

Që nga disfata 3-2 nga Malaga kur Antonio Adan ishte i preferuari i Mourinhos para Casillas, lojtarët, trajnerët dhe opinionisët kanë komentuar nëse kapiteni duhej të lihej në karrigen e rezervave nga portugezi.

Por Capello beson se marka e Los Blancos është gjë më e madhe se gjithçka tjetër, me përjashtim të legjendës së kubit Alfredo Di Stefano dhe ish-presidentit Santiago Bernabeu.


“Kur ju drejtoni Madridin, ju duhet ta dini se para dhe pas jush është Madridi dhe tifozët e Madridit. Mbi trajnerin dhe lojtarët, mbi gjithçka, është emri i Madridit”.

“I vetmi që ka bërë diçka më ndryshe dhe emri i të cilit është afër me atë të Madridit është Santiago Bernabeu, si ish-president. Dhe si trajner dhe lojtar, Di Stefano”, ka thënë Capello. /Telegrafi/