LAJMI I FUNDIT:

“Car Llazari” mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese

“Car Llazari” mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese

Përderisa institucionet e Republikës së Kosovës heshtin, asamblistët jo serb të pafuqishëm për kundërshtime.

Asamblistët jo serb të pafuqishëm për të kundërshtuar vendimin për vendosjen e shtatores së ‘Car Llazarit’


Shtatorja e Car Llazarit pritet të përurohet nesër, më 28 qershor, në orën 16:00, e cila shtatore është vendosur mbrëmë, ku është shkarkuar nga një kamion në mes të qendrës së veriut të Mitrovicës.

Për këtë, 19 asamblistë të veriut të Mitrovicës kanë mbajtur një seancë të jashtëzakonshme më 17 qershor, ku edhe është aprovuar një vendim i tillë – nga asamblistë serbë – me shumicë votash.

Përderisa asamblistët jo serbë, e kanë kundërshtuar një propozim të tillë, numri i tyre nuk mjaftonte për të dhënë rezultat kundër këtij propozimi.

Bashkim Cimili, asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës-së, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë të pafuqishëm për të kundërshtuar një vendim të tillë.

Sipas tij, ky vendim është marrë me shumicë votash nga asamblistët serbë të cilët janë të shumtë në numër.

“Për ngritjen e shtatores së ‘Car Llazarit’, më 17 qershor kemi marr ftesë për seancë të jashtëzakonshme. Aty është ngritur një përfaqësues i Listës Serbe ku ka bërë propozim për ngritjen e kësaj shtatore në qendër të Mitrovicës Veriore. E kemi lëshuar sallën duke e kundërshtuar këtë vendim të gjithë asamblistët jo serbë. Mirëpo ajo u votua pasi asamblistët serbë i kishin numrat për votim, 13 gjithsej”, tha ai për Telegrafin.

Ai gjithashtu tregoi se janë duke e shikuar mundësinë e bërjes së një ankese në Gjykatën Kushtetuese për një vendim të tillë.

E sa i përket ndërtimit të ‘Luginës së Diellit’, Cimili tha se ende nuk kanë asnjë përgjigje nga kryeministri i vendit për këtë gjë.

“’Lugina e Diellit’, është duke u ndërtuar në një sipërfaqe prej 24.5 hektarësh. Në 14.5 hektarë janë të parapara të ndërtohen rreth 300 shtëpi të serbëve. Ky vendim vjen direkt nga Serbia. Lokacioni ndodhet në komunën e Zveçanit, e cila i bie të jetë mbi lagjen Kroi i Vitakut. E kemi ngrit këtë çështje edhe tek kryeministri por s’kemi marr asnjë përgjigje deri më tani. Shihet qartë që po bëhet kolonizim në veriun e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori