LAJMI I FUNDIT:

Carvajal do të mungojë në Evropian

Carvajal do të mungojë në Evropian

Largimi me lot i Dani Carvajal nga finalja e Ligës së Kampionëve, nuk ishte vetëm për faktin se nuk mund të luante deri në fund të atë ndeshje të madhe.

Në fakt, spanjolli i Real Madridit e kishte kuptuar se lëndimi i tij ishte serioz.


Marca raporton se tashmë janë kryer testet mjekësore dhe rezultatet nuk janë aspak të dëshiruara.

Ai nuk është në gjendje që ta përfaqësojë Spanjën në ‘Euro 2016’ në Francë.

Hector Bellerin është njëri nga kandidatët për zëvendësimin e tij në ekipin e Vicente del Bosques. /Telegrafi/