LAJMI I FUNDIT:

Casillas nuk flet me Xabin dhe Arbeloan qe disa muaj

Casillas nuk flet me Xabin dhe Arbeloan qe disa muaj

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, i ka përjashtuar nga shoqëria e tij Alvaro Arbeloan dhe Xabi Alonson që nga fillim i këtij viti.

Të dy ish-lojtarët e Liverpoolit e kanë mbështetur publikisht trajnerin e larguar Jose Mourinho, i cili e la portierin spanjoll në bankën rezervë në pjesën e dytë të sezonit që lamë pas.

32-vjeçari nuk ka folur me mbrojtësin spanjoll qe gjashtë muaj, madje e ka injoruar atë kur është përpjekur që të sqarohet para kapitenit.


Në të njëjtën situatë gjendet edhe mesfushori 31-vjeçar, me të cilin Casillas nuk komunikon qe pesë muaj. /Telegrafi/