LAJMI I FUNDIT:

Casillas: Pranoj -25 ndaj Barcës dhe titullin e LK-së

Casillas: Pranoj -25 ndaj Barcës dhe titullin e LK-së

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se ai do të ishte i lumtur t’ia japë Barcelonës titullin e La Ligës, nëse sigurohet se Los Blancos do ta fitojnë trofeun e dhjetë në Ligën e Kampionëve.

“Nuk më duhet të mendoj për atë. Nëse ju më thoni tash se ne do të përfundojmë 25 pikë prapa Barcelonës në La Liga, kjo nuk është ideale pasi gara vendore është shumë e rëndësishme për ne”.

“Por nëse më thoni se ne do ta fitojmë ‘La Decima’, do ta nënshkruaja që tash”, ka thënë Casillas për La Sexta. /Telegrafi/