LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Demarkacioni me Malin e Zi precedent i keq për atë me Serbinë

Çaushi: Demarkacioni me Malin e Zi precedent i keq për atë me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se nuk do të befasohej nëse sillet në këtë kohë në Kuvendin e Kosovës për miratim demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

“Duke e njohur këtë Qeveri që punon në mënyrë klandestine, tenton ta sjellë si në mjegull pikërisht në këtë kohë vere çështjen e demarkacionit në Kuvend. Megjithatë kjo nuk do të mbetet pa pasoja”, ka thënë deputeti i ri në Kuvendin e Kosovës.


Ai ka thënë se nuk mund të bëhet tregti me sovranitetin dhe integritetin e shtetit, me një tokë që ka një histori.

“Kjo do të jetë jo vetëm një humbje e pafalshme e territorit, por do të jetë edhe precedent tepër i keq për demarkacionit me Serbinë”, ka thënë ai

“Tanja Fajon është deputete nga Sllovenia, shtet që ka një kontest me Kroacinë derisa të dyja shtetet janë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Çaushi, që ka folur edhe për vizitën e ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland.

Çaushi ka shprehur bindjen se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është tërhequr paksa nga mënyra e kundërshtimit për demarkacionin.

Ai ka thënë se nuk mjafton thirrja që demarkacioni mos të votohet, por duhet të ndalohet që ajo të hyjë në rend dite.

“Qëndrimi i z. Haradinaj se demarkacioni nuk duhet votuar është një tërheqje prapa, sepse si mund ta arsyetojmë ne veprimet e drejta në Kuvendin e Kosovës për dhjet muaj rresht për të kundërshtuar demarkacionin”, ka thënë Çaushi, përcjell Koha.net.

“Nuk duhet të vijë fare në Kuvend që të votohet dhe nuk duhet të lejohet të votohet. Gazi lotsjellës është i drejtë se bëhet për një kauzë tepër të rëndësishme”, ka thënë më tej ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori