LAJMI I FUNDIT:

Çdo nënë dëshiron që fëmija t’i bindet këtyre këshillave

Çdo nënë dëshiron që fëmija t’i bindet këtyre këshillave

Sam Cleasby tregon se e dashuron faktin që është nënë dhe i kujton shumë gjëra për fëmijërinë e saj

Sidoqoftë, kur ajo shikon dhomën dhe i sheh fëmijët e vet, ajo mendon për të gjitha këshillat që ajo do të dëshironte që ata t’i dëgjonin.


Ajo thotë se nëse ndokush në shtëpi do ta dëgjonte, ajo do t’ia thoshte këto këshilla të mëposhtme, transmeton Telegrafi.

Sillu mirë

Nuk është nevoja të shfaqni shenja force apo “mashkullore”, pasi që nuk kanë shumë rëndësi. Megjithatë, vetëm duke e ndjekur rregullin e të qenit i mirë, nuk do të merrni rrugën e gabuar në jetë.

Hapni dyert për tjerët, silluni mirë, shfaqni zemërgjerësi dhe respekt. Mos i poshtëroni, lëndoni apo ndiqni tjerët.

Pastroni dhe gatuani

Këto janë vetëm aftësi bazike të cilat do t’ju nevojiten në jetë.

Mund t’ju duket në rregull të futeni në dhomë, të hani ushqim dhe t’i lini gjërat anash, por kjo gjë fillon e bëhet më e ndyrë kur të rriteni më shumë.

Nëse pastroni dhe gatuani, do të ndjeheni mirë për vetveten, të pavarur dhe padyshim që kur të rriteni do t’i lini përshtypje të mirë zonjave që bëhen pjesë e jetës tuaj.

‘Merrni shënjestër para se të qëlloni’

Nuk është e vështirë, thjesht përpiquni të urinoni më me saktësi.

Tualetet e mbushura me urinë, padyshim që janë të ndyra.

shutterstock

Mos i fotografoni pjesët e trupit

Asnjëherë nuk është ide e mirë. Asnjëherë.

Është një gjë budallaqe dhe e rrezikshme, pasi që nëse nesër bëheni të famshëm, ajo fotografi do t’ju kthehet për t’ju lënduar.

Bëni dush

Pastrojeni trupin, flokët, dhëmbët, thonjtë, rrobat. Pastroni gjithçka dhe respektojeni trupin tuaj.

Kujdesi ndaj pamjes fizike bën që ju të ndjeheni mirë dhe do të lini përshtypje të mirë te tjerët. /Telegrafi/