LAJMI I FUNDIT:

Çela: Kosova nuk humb territor, por Malit të Zi i është shtuar sipërfaqja

Çela: Kosova nuk humb territor, por Malit të Zi i është shtuar sipërfaqja

Profesori i gjeografisë, Tomor Çela thotë se sipërfaqja e Kosovës me marrëveshjen e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nuk ka ndryshuar.

Sipas tij, disa gjëra profesionale nuk janë duke u servirur në opinion ashtu siç duhet dhe se për këtë ai thotë se është krijuar konfuzitet tek qytetarët.

“Sipërfaqja e Kosovës nuk ka lëvizur por thuhet se sipërfaqja e Malit të Zi është rritur. Pas analizës që kam bërë, mund të llogaritet se bëhet fjalë për rreth 42 km katrorë. Këto janë probleme teknike të hartave të cilat duhet të analizohen rreth të dhënave”, tha Çela në një debat në televizionin publik.

Sipas Çelës, problemi i krijuar rreth demarkacionit ka të bëjë me mënyrën se si është ndjekur kjo çështje nga ekspertët. Ai thotë se Komisioni Shtetëror për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është bazuar mbi të dhënat kadastrale, gjë që sipas tij nuk paraqet asnjë problem.

“Për mendimin tim nuk është krahasimi i të dhënave problem, por se si ekspertët e kanë ndjekur atë. Disa ekspertë, janë bazuar në të dhëna kadastrale, e disa të tjerë në të dhëna të hartave të tjera. Kriteri kadastral për herë të parë është përdorur në Kosovë. Por praktikat kanë treguar se shtetet e ish Jugosllavisë kanë marrë si kriter kadastrin. Kriteri nuk është vendosur prej malazezëve, ose palës kosovare, por është marrë si kriter përmes marrëveshjes”, ka thënë Çela.

Ai ka shtuar se territori i Kosovës është i pandryshueshëm qysh nga viti 1974./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori