LAJMI I FUNDIT:

Celina fantastik, shënon tjetër gol me Twenten (Video)

Celina fantastik, shënon tjetër gol me Twenten (Video)

Bersant Celina nuk di të ndalet duke shënuar gola në Holandë.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar edhe një gol në kampionatin holandez me skuadrën e tij Twente.


Djaloshi nga Prizreni ka shënuar golin e dytë për Twenten, në fitoren 2:1 ndaj Vitesses së Milot Rashicës i cili ka lënë fushën në minutën e 28-të pas lëndimit.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Celina realizoi gol në minutën e 85-të, ndërsa për të ishte goli i tretë në kampionatin holandez.

Pas kësaj fitore, Twente është ngjitur në pozitën e gjashtë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/