LAJMI I FUNDIT:

Ceremoni përkujtimore për Enver Zymerin

Ceremoni përkujtimore për Enver Zymerin

Policia e Kosovës sot organizon një ceremoni përkujtimore me rastin e pesë vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, policit Enver Zymeri.

Sipas një njoftimi nga Policia, ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit që gjendet në  kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.


Hyseni dhe Maxhuni do të bëjnë homazhe edhe tek varri i policit të vrarë në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku pastaj do të bëjnë një vizitë tek familja Zymberi në Vushtrri.

Polici Enver Zymeri është vrarë gjatë aksionit të Policisë në veri të vendit më 25 korrik të vitit 2011.

Deri më tani askush nuk është dënuar për vrasjen e heroit, ndërsa për vrasjen e tij akuzohen gjashtë serbë.

Pas rënies polici Enver Zymeri është dekoruar me urdhrin hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, ndërsa  një rrugë në kryeqytet ka marrë emrin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori