LAJMI I FUNDIT:

Çertifikohet kualiteti për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme

Çertifikohet kualiteti për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të flasë me rastin e hapjes së Konferencës mbi Çertifikimet e Kualitetit për NVM-të.

Kjo konferencë, e cila organizohet nga programi Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Bashkëpunimi Zhvillimor Zviceran, shënon nisjen e një bashkëpunimi për të mbështetur agjendën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndihmë prodhuesve kosovar në sigurimin e çertifikimeve formale të kualitetit dhe sigurisë që janë të doemosdoshme për të eksportuar në BE.


Kjo ndihmë përmes bashkëpunimit do t’i mbështesë ndërmarrjet kosovare në sigurimin e çertifikimeve të detyrueshme që imponohen nga tregjet dhe nevoiten për eksport përmes përmirësimit të cilësisë së produkteve të tyre dhe efikasitetit të prodhimit, duke i dhënë kështu një shtytje eksportit dhe shitjes dhe duke mundësuar krijimin e vendeve të punës. Do të mbështetet një gamë e gjerë çertifikimesh të kualitetit, në varshmëri nga sektori i industrisë dhe lloji i produktit. /Telegrafi/