LAJMI I FUNDIT:

“Çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve” (Foto)

“Çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve” (Foto)

Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, të premten kanë mbajtur konferencën e përbashkët me temën “Çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve”, me institucionet që kanë për mandat mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe përmirësimin e situatës së fëmijëve në Kosovë.

Të pranishmit në këtë konferencë janë pajtuar se në Kosovë ka legjislacion të mjaftueshëm dhe ka mekanizma të krijuar në mbrojtjen e fëmijëve, mirëpo ka ngecje në jetësimin dhe zbatimin e tyre në praktikë dhe kjo vjen për shkak të mungesës së mekanizmave të duhur monitorues nga ana e qeverisë.

Po ashtu nga të pranishmit është vlerësuar së ka mungesë të koordinimit të veprimeve të përbashkëta dhe të komunikimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal dhe në nivel nacional, si dhe mes këtyre dy niveleve.

syri-1

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë ka thënë “Është bërë progres në respektimin e të drejtave të fëmijëve, ka ulje të dhunës ndaj fëmijëve, duhet mobilizim i të gjithë neve, institucionet, shoqëria civile, mediat etj, pasi dhuna ndaj fëmijëve është një sfidë e madhe për të gjithë ne, të cilën së bashku do ta eliminojmë shumë shpejtë”.

Në anën tjerët zëvendës ministrja për punë dhe Mirëqenie Sociale, Rita Hajzeraj ka thënë se “duhet të bëjmë më shumë ne si institucione në zbatimin e ligjeve, e jo vetëm të krijojmë mekanizma, por t’i funksionalizojmë ato dhe ta eliminojmë dhunën ndaj fëmijëve”.

Ajo më tej ka shprehur edhe zhgënjimin e saj për mos punën e drejtorive komunale për shëndetësi dhe mirëqenie sociale. “Drejtoritë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale, nuk bëjnë asgjë në respektimin e të drejtave të fëmijëve apo ofrimin e shërbimeve të duhura”, ka thënë ajo.

Ndërsa ka lavdëruar punën dhe angazhimin që po bëjnë Qendrat për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe ka kërkuar nga shoqëria civile dhe të tjerët që të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë këto qendra.

syri-2

Se ka rënie të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve në afërsi dhe brenda në shkolla, këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas statistikave të tyre rastet e paraqitur në këtë institucione nëse krahasohen më periudhën e vitit të kaluar vërehet rënia e dhunës.

Nga statistikat e paraqitura nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare mbi hulumtimet e tyre sa i përket ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve vërehet qartë se ka nevojë shumë të punohet në vetëdijesimin e fëmijëve dhe prindërve për të denoncuar dhunën, si dhe të punohet më shumë në ndërgjegjësimin e institucioneve, që duhet të bëjnë më shumë në parandalimin e hershëm të dhunës ndaj fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve të duhura për fëmijët viktima të dhunës.

Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth aktiviteteve të Syri i Vizionit
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth aktiviteteve të Syri i Vizionit

Të gjithë të pranishmit janë pajtuar se duhet të ketë më shumë fushata të tilla siç është “Java kundër dhunës ndaj fëmijëve”, dhe të kenë shumë më shumë tryeza dhe konferenca të përbashkëta më të gjithë akterët përgjegjës, pasi në këtë mënyrë arrihet të krijohen mekanizma të duhur dhe të ndërmerren veprime konkrete në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin, Zyra për Qeverisje të Mirë, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Institucioni i Avokatit të Popullit, Organizatat e shoqërisë civile që merren më mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children, UNICEF, KOMF, Grupi Monitorues i Fëmijëve ROR dhe mediat.
Konferenca e sotme “Çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna” është mbajtur në kuadër të fushatës “Java kundër dhunës ndaj fëmijëve”, që organizata “Syri i Vizionit” në partneritet më Save the Children në Kosovë, e zhvillon në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori