LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të hani kur vuani nga migrena?

Çfarë duhet të hani kur vuani nga migrena?

Migrena shkakton dhimbje të tmerrshme të kokës dhe zakonisht shkaktohet kur enët e vogla të gjakut në tru papritmas zgjerohen.

Ngrënia e parregullt, dehidrimi dhe ushqimet si djathi, vera e kuqe dhe çokollata janë ndër fajtorët më të zakonshëm të migrenës – por ka edhe shumë tjera që nuk i dini…


Mungesa e magnezit ndërlidhet me migrenën. Ekspertja e ushqimit, Erin Skinner, i këshillon klientët e saj  ta pasurojnë dietën e tyre me magnez. Ndër ushqimet që përmbajnë nivele të mëdha të magnezit janë arrat apo farat, si dhe spinaqi.

Ekspertja gjithashtu sugjeron t’i shmangni ushqimet si jogurti dhe djathi sepse i keqësojnë dhe i shkaktojnë dhimbjet e migrenës për shkak të nivelit të madh të histaminës që e përmbajnë. /Telegrafi/