LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është lumturia? Ja si e konceptojnë personazhet e njohur!

Çfarë është lumturia? Ja si e konceptojnë personazhet e njohur!

Koncepti i lumturisë është personal për këdo.

Lumturia është një sfidë, kërkon përpjekje dhe ka ligjet e saj të forta: të duash shumë veten, të dëgjosh, të respektosh, të jesh pranues e jogjykues ndaj të tjerëve.


Një gjë është e sigurt: ata që priren të jenë të lumtur, e përballojnë jetën në mënyrë më të vendosur e pozitive.

Bëjeni qëllim tuajin të mbeteni të lumtur, pavarësisht pengesave që ju dalin përpara. Mësoni si t’i përballoni sfidat dhe të mbeteni të lumtur. Veç kësaj, lumturia varet nga mënyra se si i menaxhojmë emocionet dhe lidhjet me të tjerët.

Zgjidhja është te ju, por ja si e konceptojnë lumturinë personazhet e njohura:

Kim Kardashian

Kim Kardashian
Lumturia është familja ime. Pavarësisht se çfarë po ndodh, nëse je duke kaluar kohë me familjen duket sikur gjithçka tjetër largohet.

Marc Jacobs

Marc Jacobs
Gjithmonë gjej të bukurën në gjërat e çuditshme, ato janë shumë më interesante se të tjerat.

Cara Delevigne

Cara Delevigne
Mos u mërzit, ji i lumtur! Prano veten, fillo jeto.

Karlie Kloss

Karlie Kloss
Lumturia është…një biskotë e ngrohtë.

Jay Z

Jay Z
Ka shumë njerëz me shumë lekë, por s’janë të lumtur sepse ose bëhen të varur nga paratë e tyre, ose konsumohen shumë duke kërkuar të bëjnë gjithmonë e më shume lekë sa nuk kanë kohë për të qenë të lumtur.

Taylor Swift

Taylor Swift
E vërteta është se lumturia nuk është konstante. Ti mund të kesh momente të lumtura dhe të luftosh për to.

Cindy Crawford

Cindy Crawford
Mendoj se një nga sekretet më të mëdha është të qenit të lumtur, pasi ajo duket në fytyrën tuaj më shumë se çdo gjë. Nëse do të keni rrudha në fytyrë, atëherë më mirë t’i keni ato ngaqë keni buzëqeshur.

Gisele Bundchen

Gisele Bundchen
Nëse je i lumtur, mund të japësh lumturi. Nëse nuk e do veten dhe nuk je i lumtur me veten, atëherë nuk mund të japësh gjë tjetër tek të tjerët.

Kate Moss

Kate Moss
Jam gjithmonë e lumtur kur jam në vendin tim, me familjen, miqtë dhe qenin tim.

Beyonce

Beyonce
Lumturia fillon nga vetja. Askush tjetër nuk mund të të bëjë të lumtur. Ti e bën veten tënde të lumtur.

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence
Mendoj se të gjithë kemi lindur me cilësi të ndryshme dhe është e rëndësishme të punojmë me to për të qenë të lumtur.

Johnny Depp

Johnny Depp
Paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Por mund të blejnë një jaht të madh.

Drew Barrymore

Drew Barrymore
Lumturia është make up-i më i mirë, një buzëqeshje është më mirë se çdo buzëkuq që mund të vini.

Kanye West

Kanye West
Refuzoj të pranoj idetë e të tjerëve rreth lumturisë. Nuk ka një standard për lumturinë.

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Kopshtaria
Kalo në kategori