LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është një “fëmijë indigo” dhe si ta dalloni nëse fëmija juaj është i tillë

Çfarë është një “fëmijë indigo” dhe si ta dalloni nëse fëmija juaj është i tillë

Mund të keni dëgjuar termin “fëmija indigo” të përdoret shumë shpesh viteve të fundit, e veçanërisht kur ideja bazike ishte zhvilluar nga mësuesja dhe autorja Nancy Ann Tappe

Ose, ndoshta tani është hera e parë që e dëgjoni këtë term.


Pra, çfarë është një fëmijë indigo dhe si ta dalloni një të tillë?

Ky term i referohet fëmijëve të talentuar që besohet se në mënyrë natyrale posedojnë aftësi apo trajta të veçanta.

Këto aftësi apo trajta mund të jenë nga magjike e deri tek super natyrale. Besohet se këta fëmijë shërbejnë si “rikujtim” për pjesën tjetër të njerëzimit, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa karakteristika të këtyre fëmijëve që do t’ju ndihmojnë ta identifikoni një të tillë:

– Kanë sens të pastër të qëllimit dhe vetëbesim të lartë, gjë që u mungon shumë njerëzve

– Janë të vullnetshëm qysh në moshën e hershme, si dhe kanë mënyrën e tyre të veçantë të kryerjes së gjërave edhe më të thjeshta.

– Ata mund ta injorojnë atë se çfarë “pritet” nga ta, duke preferuar t’i bëjnë gjërat siç duan vet. Kjo gjë mund të shkaktojë probleme me prindërit dhe mësuesit.

– Kanë autoritet që ua mundëson atyre të mos u refuzohet asnjë kërkesë, prandaj mund të jetë sfiduese për prindërit ta disiplinojnë një fëmijë të tillë, pasi që metodat standarde nuk janë efektive.

– Mund të jenë jashtëzakonisht emfatik me të tjerët dhe posedojnë mençuri të cilën as njerëzit dyfish apo trefish më të mëdhenj me moshë nuk e kanë.

– Janë shumë të tërësishëm dhe kanë ide unike dhe të mira. Veç kësaj, ata dinë t’i zgjidhin shumë lehtë edhe problemet më komplekse që ekzistojnë. /Telegrafi/