LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fshihet pas vendimit të Ivanovit për falje selektive?

Çfarë fshihet pas vendimit të Ivanovit për falje selektive?

Fakti që Ivanov bëri tërheqje të pjesërishme të faljeve të dhëna vërteton edhe një herë që sjellja e Ligjit për plotësim të ligjit për falje, me çka u mundësua që presidenti të mund t’i tërheqë faljet pa procedurë paraprake, ishte nje hap i gabuar dhe juridikisht i pabazë. Kështu shprehet në deklaratën e saj profesoresha universitare Besa Arifi.

Sipas saj, instituti i faljes presidenciale nuk është një institut i revokueshëm dhe kjo jorastësisht është kështu.

“Presidenti i një shteti pasi që e jep faljen të njëjtën nuk mund ta tërheqë, sepse kjo do të ishte një akt me të cilin krijohet pasiguri te personat që fallen, të cilët sillen në pozitë ku presidenti kur të dojë dhe si të dojë i tërheqë faljet e dhëna në mënyrë arbitrare”, tha Arifi.

Prandaj, shton ajo, hapi që duhej të ndiqej ishte shpallja e faljeve për të pavlefshme dhe tërheqja e tyre si të tilla, për shkak të mosekzistimit të institutit të faljes pa procedurë paraprake e cila rregullohej me Nenin 11 të ligjit.

“Tani me Ligjin për plotësim faktikisht u krijua një presedan i ri dhe shume i rrezikshëm që jo vetëm që nuk i jep fund drejtësisë selektive por edhe më keq, i jep mundësinë arbitrare presidentit që të sillet si të dojë pa asnjë kufizim të mirëfilltë dhe të bëjë ç’të dojë me faljet: kë të dojë të falë, kë të dojë të mos falë, kujt të dojë t’ia tërheqë faljen e kujt të dojë të mos ia tërheqë. E drejtë kjo të cilën ai e shfrytëzoi në praktikë. Kjo është një situatë juridikisht e papranueshme dhe aspak e përshtatshme për një shtet që dëshiron të quhet demokratik dhe bashkëkohor. Edhe po i tërhoqi në të ardhmen të gjitha faljet e mbetura, problemi është se ai përsëri mund të sjellë falje të reja dhe mbi të gjitha, tani gjithmonë mund të kërkohet një zgjidhje e tillë juridike ku tërheqja e faljes në mënyre arbitrare dhe selektive ashtu siç është dhënë, të jetë e mundur ose të bëhet sërish e mundur”, sqaroi Arifi.

Profesori universitar Mersel Bilalli, njohës i rrethanave politike, mendon se çdo fjalë dhe çdo vepër e Ivanovit në esencë është ose e çuditshme ose stupide.

“Do të ishtë një ditë historike poqëse presidenti bënë diçka normale. Problemi i abolimit nuk është çështje kuantifikimi numerik, por çështje parimore juridike, politike dhe morale. Vendi është sjellë në kaos të gjithmbarshëm nga garniturë sa kriminale aq më shumë kleptomane, kurse presidenti do ta zvogluaka numrin, që fajtorët kyç të gjenë shpëtim. Por ekziston qëndrim i prerë edhe në Bruksel edhe në Uashington, por edhe në vendosmërinë e qytetarëve që fajtorët të nxirren para gjyqit, të kthejnë paratë e grabitura dhe të pushojnë në ndonjë qeli”, deklaroi për Portalb Bilalli.

Sipas tij, presidenti si duket dëshiron t’i fsheh ata të cilët mund të zbulojnë shumçka nga veprat e kryesorëve.

“Spiralja e së vërtetës qëndron te personat për të cilët mbetet në fuqi abolimi”, përfundon ai.

Ndërkombëtarët me qëndrim të prerë

“Është parësore që faljet e presidentit Ivanov të shfuqizohen. Në një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, për të gjithë duhet të ketë trajtim të njëjtë dhe të barabartë përpara ligjit. Tashmë që ka mundësi ligjore që kjo të ndodhë, unë mbetem shumë I shqetësuar që akoma nuk është ndërmarrë asgjë. Nuk mund të ketë mosndëshkim ose drejtësi selective. Prokuroria Speciale dhe ekipet e saj duhet të lejohen që të bëjnë punën e tyre. Kjo është esenciale që të sigurohet përgjegjësia dhe të instalohet besimi në rolin e ligjit dhe qytetarët të besojnë në sistemin e drejtësisë… Sa ju takon zgjedhjeve, tani puna duhet të vazhdojë të jetë e fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me listën e zgjedhësve, mbulimin e balancuar të mediave, parandalimin e frikësimit të votuesve dhe ndarjen e aktiviteteve partiake nga ato shtetërore, që zgjedhjet e ardhshme të jenë të besueshme”, deklaroi Christian Danielsson, drejtori i drejtorisë për zgjerim në KE, pas përfundimit të takimeve me liderët e katër partive më të mëdha në vend.

Presidenti i shtetit vendosi që ta shfuqizojë një pjesë të faljes. Është tërhequr vendimi për faljen e 22 eksponentëve politik. Të gjithë personat tjerë kanë mundësi që të dorëzojnë kërkesa personale për vendimet e tyre për falje.

“Vendimi për falje e solla në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë. Shumë persona nuk e kuptuan këtë ide. Isha i akuzuar se kam dashur që t’i mbrojë politikanët, se kam krijuar drejtësi selektive. Deklaroj me vetëdije se nuk am pasur qëllim të tillë”, tha Ivanov.

Përndryshe, vendimi i Ivanovit për falje është sjellë më 12 prill të këtij viti, nga i cili vendim u falën 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori