LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre?

Çfarë janë pilulat kontraceptive dhe në ç’mënyrë e shfaqin efektin e tyre?

Pilulat kontraceptive janë shumë efektive, por ndodhë shumë shpesh që femrat nuk kanë informacion se si funksionojnë ato.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Disa pilula kanë dy lloje të hormoneve, estrogjene dhe gestagjene dhe këto quhen pilula të kombinuara. Ekzistojnë pilula tjera të cilat kanë vetëm gestagjene.

Shumica e grave përdorin pilulat e kombinuara.

Hormonet të cilat gjenden në pilulë e shfaqin efektin e tyre në dy mënyra:

1. E pengojnë lirimin e qelizës vezë dhe rrjedhimisht nuk mund të ndodh shtatzënia
2. E bëjnë mukusin e qafës së mitrës më të trashë dhe në këtë mënyrë pengojnë depërtimin e spermatozoideve

Pilulat kontraceptive duhet të merren çdo ditë në mënyrë që të mbahet niveli i dëshiruar i hormoneve në trupin tuaj.

Ka barna të cilat e ulin efektivitetin e pilulave kontraceptive, prandaj nëse merrni ndonjë mjekim tjetër, patjetër duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj.

Poashtu, nëse keni vjellje dhe barkqitje, kjo mund ta ulë efektivitetin e pilulës, prandaj është mirë që nëse keni një problem të tillë, të praktikoni edhe një metodë tjetër mbrojtëse (kondom, kontraceptiv të emergjencës, etj.).

Pilulat kontraceptive janë të sigurta, ndonëse nuk ka asnjë preparat i cili nuk ka ndonjë efekt anësor.

Sa i përket pilulave janë disa gjendje kur rreziku i përdorimit të pilulave është më i madh, prandaj paraprakisht është mirë që të konsultoheni me gjinekologun tuaj. /Telegrafi/