LAJMI I FUNDIT:

Çfarë?! I keni larë gabim duart gjatë gjithë jetës suaj!

Çfarë?! I keni larë gabim duart gjatë gjithë jetës suaj!

Pak ujë, pak sapun, një fërkim i shpejtë, ujë sërish dhe ja. Larja e duarve duket diçka fare e thjeshtë apo jo? Epo Organizata Botërore e shëndetësisë nuk mendon kështu.

Duke qenë mënyra e parë e mbrojtjes nga sëmundje nga më të ndryshmet, është e rëndësishme që duart të lahen në mënyrën e duhur. Mirëpo, OBSH ka deklaruar se në pjesën më të madhe të rasteve, madje as mjekët dhe infermieret nuk i lajnë duart siç duhet.


Shfletoni ilustrimet për të mësuar teknikën e duhur. Ja cila është mënyra e duhur.

Nëse duart nuk janë të mbuluara

Nëse duart nuk janë të mbuluara nga papastërti (si baltë, gjak etj.) atëherë fërkojini ato me një solucion antibakterial me bazë alkooli në të paktën 60% të përbërjes. Kjo metodë është më e përshtatshme për duart dhe më e shpejtë se ajo me ujë e sapun.

Nëse duart janë të mbuluara nga papastërtitë

Nëse duart janë të mbuluara nga papastërtitë, atëherë vijoni me metodën ujë e sapun. Vijoni më tej për të zbuluar teknikën e duhur.

Fërkojini pëllëmbët

Fërkojini pëllëmbët mirë me njëra-tjetrën.

Vendoseni njërën dorë në kurrizin e tjetrës

Vendoseni njërën dorë në kurrizin e tjetrës dhe ndërthurni gishtat teksa i fërkoni.

Bashkojini sërish pëllëmbët d

Bashkojini sërish pëllëmbët dhe fërkoni gishtat me njëri-tjetrin.

Përthyejini gishtat dhe futini

Përthyejini gishtat dhe futini në pëllëmbën e dorës tjetër.

Mbulojeni gishtin e madh

Mbulojeni gishtin e madh me pëllëmbën tjetër dhe rrotullojeni.

Me mollëzat e gishtave,

Me mollëzat e gishtave, fërkoni pëllëmbën e dorës tjetër me lëvizje rrethore.

E fundit po jo më e parëndësishme

E fundit po jo më e parëndësishme, kur të mbyllni rubinetin, prekeni atë me letrën që përdorët për të tharë duart, në të kundërt, të njëjtat mikrobe që kishit fillimisht do të rikthehen në duart tuaja.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori