LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mendoni gjatë seksit

Çfarë mendoni gjatë seksit

Ka një shprehje që thotë: “Femrat japin seks për të marrë dashuri, ndërsa meshkujt japin dashuri për të marrë seks.” Mendoni rreth kësaj: Çfarë keni në mendje kur shkoni në shtrat me të? A jam unë më e nxehtë se ish-ja e tij? A më do ai? A jam e aftë t’i jap atij kënaqësi?

Burrat janë të ndryshëm dhe ata i materializojnë nevojat e tyre, ndërsa femrat janë emocionalet, të cilat shpesh ndihen më të dobëta në shtrat. Megjithatë, nuk është e vështirë të deshifrohet ajo që mendon një burrë kur është në shtrat. Lexoni këshillat nga Vimmes për të mësuar disa nga gjërat më të zakonshme.

Ai mendon: Ajo është kaq e nxehtë! Kjo është gjëja e parë që mendon partneri juaj ndërsa zbërthen jelekët tuaj. Nuk duhet ndonjë përpjekje që kjo të ndodhë, pasi kjo ndodh shumë shpejt!
Ajo mendon: A do të qëndrojë ai përkrah meje? Gjatë seksit, mendja e një gruaje ngarkohet me shumë pyetje dhe përgjigje. Momenti kur një burrë ka zbërthyer tashmë jelekët, mendimi nëse ai do të jetë gjithmonë me të nuk i shkon më në mendje.
Ai mendon: Ajo e di çfarë dua. Burrat e vlerësojnë gjuhën e trupit të femrës gjatë seksit. Ata ndihen shumë mirë kur femra e kupton çfarë duan. Seksi bëhet më i mirë kur ti e di ekzaktësisht çfarë do partneri në shtrat.
Ajo mendon: A ka fjetur ai me shumë femra të tjera? Shumcia e femrave i adhurojnë meshkujt me eksperiencë. Kjo shton sensualitetin dhe ekspertizën e tyre. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ajo harron të mendojë se me sa shumë femra të tjera ka fjetur ai.
Ai mendon: Ajo ka gjoks të bukur! – Gjithçka që mendon mashkulli gjatë seksit janë gjokset e saj. Ai është në qiellin e shtatë kur luan me to, teksa vëren se ajo dëshiron më tepër.
Ajo mendon: A jam e bukur? Kjo pyetje bëhet nga çdo femër në lidhje me mashkullin që ka pranë. Kjo lidhet me vetëbesimin e saj dhe e bën atë të ndihet e dëshiruar. Marrja e një komplimenti të tillë nga një mashkull e bën femrën të ndihet se ai e dëshiron dhe kjo e bën seksin më kënaqësidhënës. /Telegrafi/


Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori