LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh kur e lini alkoolin?

Çfarë ndodh kur e lini alkoolin?

Nëse vendosni që të hiqni dorë nga alkooli, kjo mund ta transformojë trupin dhe mendjen tuaj. Dëmi i bërë si pasojë e alkoolit mund të përmirësohet.

Për disa ditë
Nëse hiqni dorë nga alkooli, lëkura juaj do të jetë shumë më e hidratuar. Po ashtu, zbokthi dhe ekzemat do të zhduken. Po ashtu, ndryshime pozitive do të ndieni edhe derisa flini, ndërsa në mëngjes do të keni më shumë energji.

Për disa javë
Duke pasur parasysh se alkooli dërgon drejt depresionit, tashmë do të ndieni disponim dhe do ta keni më të lehtë që të mendoni. Shumica alkoolin e konsumojnë për t’u relaksuar, por me kalimin e kohës e kuptojnë se është krejt e kundërta.

Për disa muaj
Alkooli kryesisht është plot me sheqer dhe kalori të zbrazëta, të cilat manifestohen si shtresa dhjami në stomak, që edhe është lloji më i rrezikshëm i dhjamit. Muskujt do të fillojnë t’ju paraqiten, por do të keni më shumë dëshirë për ëmbëlsira. Do të keni më shumë energji dhe më shumë shanse, nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori