LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i ndodhë trupit kur hiqni dorë nga alkooli

Çfarë i ndodhë trupit kur hiqni dorë nga alkooli

Të gjithë e dinë se alkooli është i dëmshëm për shëndetin, por këtë e harrojnë menjëherë pas darke kur e pinë një gotë verë ose dalin për një gotë birrë me shoqëri.

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë i ndodhë trupit nëse hiqni dorë krejtësisht nga alkooli?


Pas një jave

Konsumimi i alkoolit ju ka shkaktuar probleme të ndryshme me gjumë, por pas një jave do të filloni të flini si bebe, transmeton Telegrafi.

Pas dy jave

Vetëm dy javë merr kohë që të filloni të humbni rreth 1.5 kg në javë.

Pas tri-katër jave

Alkooli ngatërrohet edhe me sistemin nervor dhe trurin – rrjedhimisht ndikon në përqendrimin tuaj. Por, vetëm pas tri-katër jave dhe shtypja e gjakut do t’i rikthehet niveleve të shëndetshme, gjë që e bën performancën tuaj të përmirësohet.

Pas një muaji

Alkooli ka efekt të dëmshëm edhe në lëkurë, gjë që ju bën të dukeni më të lodhur dhe më të moshuar. Por, nëse hiqni dorë nga alkooli, vetëm pas një muaji do të keni një fytyrë më të freskët, flokë të shëndetshëm dhe do të dukeni më atraktivë.

Pas tre muajve

Pas tre muajve më nuk do të lodheni menjëherë, si dikur. Por, do të ndjeheni më të freskët dhe më energjik gjatë tërë ditës. /Telegrafi/