LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh me Tunën? (Video)

Çfarë po ndodh me Tunën? (Video)

Për vite me radhë Tuna ka arritur të jetë një këngëtare që ka krijuar një konkurrencë të fortë në skenën muzikore shqiptare. Kjo për shkak të vokalit të saj në radhë të parë, e më pas stilit, këngëve të duhura dhe personalitetit të saj të fortë.

Që nga debutimi në skenë, CV-ja e saj numëron hite të shumta, siç janë: “Piroman”, “Testamenti”, “Bileta”, “Pse jo”, “Dyshemeja”, “S’ka më diktaturë”, etj.

Ndërkohë, marrë parasysh atë që po kërkonte tregu shqiptar muzikor, videoprojekti muzikor “I asaj” ishte i duhuri për t’i siguruar këngëtares shqiptare nga Maqedonia një tjetër sukses të madh, duke e bërë kështu shumë të kërkuar nëpër mbrëmje muzikore. Ajo çfarë e bëri edhe më të diskutuar ishte prekja e pjesëve intime, gjë u shndërrua në trend në shoubizin vendor, edhe pse në atë ndërkombëtare kjo nuk ishte diçka e re. Mirëpo, këtu nuk përfundoi gjithçka.

“Fenixi”, një bashkëpunim me Cozmanin, në atë kohë të dashurin e saj, ishte suksesi që mbase Tuna po e kërkonte prej vitesh. Që nga ky projekt ajo filloi të quhej “Zogu”, kështu që ‘Zogu’ i shoubizit shqiptar arriti të jetë për një kohë numër një. E kërkuar kudo, kënga dëgjohej nëpër çdo ambient, miliona klikime në Youtube, kjo ishte ajo çfarë me siguri do ta dëshironte secili që merret me muzikë.

Kur një këngëtar i caktuar arrin një suksese të këtillë, pa dyshim se përgjegjësia është shumë e madhe për projekte të tjera në vazhdim.

Tuna ishte mjaft aktive edhe pas projektit “Fenix”, mirëpo ato nuk kanë pasur suksesin e njëjtë me hitin e madh, raporton Express i KTV-së.

Realizoi sërish duet me Cozmanin, më pas me Getin, me Fatman Scoop, e të tjera solo, por që të gjitha shumë larg suksesit të këngëve “I asaj” dhe “Fenix”. Edhe kënga e fundit “Dy tima” nuk shënoi ndonjë sukses të lakmuar. Në këtë mënyrë shtrohet pyetja se çfarë po ndodh me Tunën? Kohët e fundit ajo ka qenë shumë e përfolur edhe për ndarjen me Cozman, gjë për të cilën është shkruar edhe herët e tjerë, por që sërish janë bashkë. Duke ditur që Tuna konsiderohet si një personazhet publike që më së miri e luan lojën në shoubiznes, e gjitha është vlerësuar si pjesë e kësaj.

Por, sa i përket muzikës, duket se më së miri tani për Tunën do të ishte që ajo t’u rikthehet këngëve balada, të tilla që numëron shumë në karrierë. Në fakt, baladat e saj gjithmonë kanë qenë të jashtëzakonshme, dhe e tillë konsiderohet “Bileta”. Kështu, mbetet të shihet se kur Tuna do t’ia qëllojë prapë në shenjë.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori