0Shares

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez është kthyer në Venezuelë të hënën, në orët e hershme të mëngjesit, pas ndërhyrjes kundër kancerit, që e bëri në Kubë.

“Ne kemi ardhur sërish në Venezuelë”, ka shkruar Chavez, raporton AP.

“Faleminderit Zot. Faleminderit popull i dashur. Ne do të vazhdojmë trajtimin këtu”, është shprehur Chavez.

Chavez e ka kryer operimin e fundit në muajin dhjetor, cili ka qenë i katërti me radhë nga kanceri.

Në tetorin e kaluar është rizgjedhur president, por sëmundja nuk i ka lejuar të bëjë betimin për mandatin e ri. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)