LAJMI I FUNDIT:

Chelsea hesht kritikët, e palon Villan

Chelsea hesht kritikët, e palon Villan

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat të thellë 8-0 ndaj Aston Villas në ndeshjen zhvilluar në Stamford Bridge, që vjen si kundërpërgjigje pas rezultateve të dobëta së fundmi.

Chelsea që dështoi të fitonte në Kupën e Botës për Klube u kthye më fuqishëm në Angli, duke i dhënë leksion futbolli Aston Villas dhe duke paralajmëruar të gjithë se ende asgjë për titull nuk ka marrë fund.

Fernando Torres në minutën e tretë hapi serinë e golave, paras se David Luiz të realizonte për 2-0 në minutën e 29-të. Branislav Ivanovic e vuri rezultatin e pjesës së parë për 3-0 (34’).


Në pjesën e dytë vetëm sa u thellua rezultati dhe të gjithëve u erdhi rendi të shënojnë, përpos Petr Cech.

Frank Lampard e shënoi golin e katërt me asistimin e Matas, përderisa Ramires (75’) dhe Oscar nga penaltia (79’) thelluan më tej rezultatin për 6-0.

Eden Hazard shënoi golin 7-0 në minutën e 83-të, përderisa Lucas Piazon huqi një penalti në minutën e fundit, por nuk ishte problem pasi Ramires ia plotësoi dëshirën për të realizuar për 8-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e tretë me 32 pikë, nga dy pikë më shumë se SBA, Tottenhami, Evertoni dhe Arsenali dhe shtatë pikë më pak se Manchester City. /Telegrafi/