LAJMI I FUNDIT:

Chelsea u kthehet fitoreve (Video)

Chelsea u kthehet fitoreve (Video)

Chelsea ka shënuar një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Hull City me rezultat 2-0.

Skuadra e Antonio Contes është kthyer te fitoret në Ligën Premier, pas dy humbjeve radhazi, pasi kanë mposhtur 2-0 në udhëtim Hull Cityn.


Pjesa e parë e takimit foli më mirë për vendasit, të cilët nisën ndeshjen me një rast të mirë, ku provuan të shënojnë me Robert Snodgras në minutën e katërt, por pa sukses.

chelsea1

Hull City pati edhe një rast të miri shënimi në minutat shtesë të pjesës së parë, por goli iu mohua nga një super pritje e Thibaut Courtouis, ndërsa Chelsea në këtë pjesë nuk pati asnjë goditje në kuadratin e portës, teksa vlen të përmenden vetëm dy kartonët e verdhë.

chelseaa

Në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit italian doli me fytyrë krejt tjetër duke u treguar më agresive dhe më e rrezikshme në kërkim të golit të epërsisë, ku provuan me Eden Hazard në minutën e 49-të dhe Diego Costan e N’Golo Kanten në minutën e 58-të, por pas sukses.

Megjithatë, goli i epërsisë nuk vonoi shumë, pasi erdhi vetëm tre minuta më vonë, ku mesfushori brazilian, Willian kaloi ‘Blutë’ në epërsi me një supergol të shënuar nga rreth 16 metra.

willian

Chelsea gjeti edhe golin e dytë në këtë takim në minutën e 67-të, ku sulmuesi spanjoll, Diego Costa shënoi gjithashtu një gol të bukur për 2-0.

Deri në fund të takimit kishte edhe disa gjysmë-raste për skuadrën e Contes, por nuk u konvertuan në gol dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e Chelseat me rezultat 2-0.

costa

Pas kësaj fitore, Chelsea renditet e gjashtë me 13 pikë dhe në javën tjetër do të takohet me Leicesterin, teksa Hull City e sheh vetën në vendin e 15-të me vetëm shtatë pikë, ndërsa në ndeshjen tjetër ndeshet me Bournemouthin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori