LAJMI I FUNDIT:

Chelsea, ofertë për 15-vjeçarin turk (Video)

Chelsea, ofertë për 15-vjeçarin turk (Video)

Klubi anglez, Chelsea, i ka bërë ofertë Bursasporit për blerjen e sulmuesit 15-vjeçar, Enes Unal.

Sipas Daily Mail, Blutë kanë ofruar afër dy milionë funte për djaloshin, i cili në 102 takime në ligat juniore ka shënuar 170 gola dhe pritet ta përfaqësojë Turqinë në Kampionatin Botëror U-20.

Përveç Chelseat, Unal ndiqet edhe nga Manchester Unitedi dhe Manchester City. /Telegrafi/