LAJMI I FUNDIT:

Chelsea rrit ofertën në 35 milionë funte për Romagnolin

Chelsea rrit ofertën në 35 milionë funte për Romagnolin

Chelsea ka bërë ofertë prej 35 milionë funte për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli.

Sipas Daily Mail, trajneri Antonio Conte është takuar me kryesinë e klubit duke kërkuar blerje të reja para mbylljes së afatit kalimtar.

Një mbrojtës qendror mbetet dëshira e Contes, ndërsa Milani i kishte kthyer fillimisht përgjigje se Romagnoli nuk është në shitje.

Ish sulmuesi i Chelseat: Abramovich po dikton blerjet e Arsenalit
Lexo po ashtu Ish sulmuesi i Chelseat: Abramovich po dikton blerjet e Arsenalit

21 vjeçari është bashkuar me Milanin nga Roma për 21milionë funte, por tashmë oferta e Chelsea prej 35 milionë funte do ta fusë në dilemë Milanin.

Nikola Maksimovic dhe Kalidou Koulibaly janë dy lojtarë tjerë që pëlqehen nga Conte. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet