LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë arsyet e shkuarjes së shqiptarëve nga Kosova në luftën e Sirisë? (Video)

Cilat janë arsyet e shkuarjes së shqiptarëve nga Kosova në luftën e Sirisë? (Video)

Numri prej 314 vetash që kanë shkuar për të luftuar në Siri, ka bërë që Kosova të llogaritet si vendi me numrin më të madh të pjesëmarrësve në atë luftë – për kokë banori.

Institucionet e sigurisë, ato fetare dhe studiuesit nga shoqëria civile, thonë se krahas përpjekjeve për të penguar përfshirjen e mëtejme të qytetarëve të Kosovës në konfliktet në Lindjen e Mesme, po analizohen edhe faktorët që ndikuan në këtë përfshirje.
Sipas tyre, besimi mund të ketë luajtur një rol, por jo kryesorin.


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë për Zërin e Amerikës se shkuarja në Siri mund të jetë nxitur nga interpretimet e gabuara të besimit – por nuk ka asgjë të bëjë me besimin.

“Keqpërdorimi i besimit është shfrytëzuar nga elemente të ndryshme që kanë ushtruar ndikim tek të rinjtë”, ka thënë Fatos Makolli nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, Skënder Perteshi nga Qendra për Studime te Sigurisë, deklaron se pjesa më e madhe e të përfshirëve në luftën në Siri ishin të rinj në religjion dhe me informacione të cekëta për besimin.

Policia ka hapur hetime për 292 persona. Ndaj 219 prej tyre është ngritur kallëzim penal, ndërsa janë arrestuar 119 persona. Prej tyre 35 veta janë dënuar në Gjykata. Përteshi thotë se këto veprime e bëjnë Kosovën kampion në numrin e arrestimeve.

Tashmë, është mbushur gati një vit që nuk ka pasur raste të regjistruara të shkuarjes në Siri, ndërsa janë parandaluar dy përpjekje. Por, të gjithë pajtohen se ende ka shumë punë për të luftuar ideologjinë nxitëse që mund të gjejë terren në një vend me popullsi shumë të re dhe me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë. /VoA/

https://youtu.be/ZY4fA_82iEI/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori