LAJMI I FUNDIT:

Cilat ngjyra përshtaten mirë me të gështenjtën. Lexoni këshillat

Cilat ngjyra përshtaten mirë me të gështenjtën. Lexoni këshillat

E gështenjta është ngjyrë e sofistikuar, zëvendësim i mirë për ngjyrën e zezë, por është edhe zgjidhje e shkëlqyeshme për ato të cilat do të duan të fillojnë të bartin gardërobë ngjyrë më të errët por nuk dinë se si

Kjo nuk do të thotë që duhet të dukeni si çokollatë (të jeni e gështenjtë nga koka deri te thembrat), por që të mësoni se si me ngjyra të tjera mund ta kombinoni të gështenjtën, transmeton Telegrafi.


Ja propozimet:

bordo

Vështirë është këtë ngjyrë ta quajmë me emrin e vërtetë. Bordo? Vjollcë? Gjithsesi kjo është ngjyrë e verës së zezë madje të asaj e cila prodhohet në Burgundi të Francës, pra sipas atij rajoni ngjyra e ka marrë emrin – burgundy.

1

E kaltra e shndritshme, apo e ashtuquajtura e kaltra bejbi, është ajo e cila mbizotëron dhe me gjërat për të sapolindurin fëmijë mashkull. Xhinset me ngjyrë të tillë, apo pantallonat e thurura dhe këmisha e gështenjtë apo fanella e gështenjtë bashkë duken super.

2

Mbase këtë nuk e keni pritur, por e zeza dhe e gështenjta përshtaten shumë mirë. Ju kujtohen ato çizme për kalërim, të cilat janë mu me këtë kombinim ngjyrash. Nëse kjo ju duket tepër e errët, qitni buzëkuq të kuq, lyeni me llakun e kuq të thonjve!

3

E ashtuquajtura ngjyrë e gjelbër ushtarake shumë mirë përshtatet me të gështenjtën, por kini kujdes – mbase nuk dëshironi të ngjasoni në malin apo në Piter Panin! Prandaj kombinoni me kujdes këto dy ngjyra. Le të mbizotërojë njëra, ndërkaq tjetra le të shërbejë vetëm si detaj.

4

Quajeni këtë ngjyrë bezhë apo krem dhe lirisht barteni me të gështenjtën – do të dukeni të sofistikuara, elegante, me stil, posaçërisht nëse bashkë me fustanin ngjyrë të gështenjtë mbathni sandale ngjyrë bezhë!

5

Ngjyra rozë e shndritshme dhe vjollcë e shndritshme shkëlqyeshëm “hapin” të gështenjtën. Mu me atë kombinim shpesh kombinojnë dizajnerët kur dëshirojnë të bëjnë atë që e quajë elegancë sportive.

b

Dhe në fund – e bardha përshtatet shkëlqyeshëm me të gështenjtën, posaçërisht kur është fjala për këmishën e bardhë klasike dhe pantallonat apo fundet e lëkurës ngjyrë të gështenjtë. /Telegrafi/