LAJMI I FUNDIT:

Cilët telefona mbushen më shpejtë sesa iPhone 7?

Cilët telefona mbushen më shpejtë sesa iPhone 7?

Në kohën tonë, telefonat mbushen shpejt. Edhepse jetëgjatësia e baterisë nuk zgjat më shumë se një ditë ose dy, së paku mbushja e baterisë nuk merr shumë kohë.

Megjithatë, si duket Apple ka ngecur mbrapa në këtë departament. Sipas një hulumtimi të bërë nga AnandTech, iPhone 7 dhe 7 Plus nuk janë të mirë në krahasim me konkurrencën sa i përket shpejtësisë së karikimit.


Të dy telefonat e ri nga Apple kanë ngecur edhe ndaj paraardhësve të tyre gjë që duket e çuditshme pasi që modelet e reja zakonisht sjellin performanca më të mira se pajisjet e kaluara.

Sipas grafikonit të këtij hulumtimi bëhet e ditur se iPhone 7 Plus merr 2.8 orë për t’u rikarkuar 100 për qind ndërsa paraardhësit të tij i është dashur 2.56 orë. iPhone 7 poashtu ka rezultuar të jetë më i ngadalshëm pasi që merr 2.8 orë për rikarkim ndërkohë që iPhone 6s i duhet vetëm 1.94 orë.

Sa për krahasim, Meizu Pro 6 merr 1.51 orë për të arritur 100 për qind bateri, ngjashëm me Galaxy S7 nga Samsung.