LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: 2012-ta, vit i suksesshëm në procesin integrues

Çitaku: 2012-ta, vit i suksesshëm në procesin integrues

Institucionet e Kosovës do të përmbushin të gjitha kriteret për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, deri në tremujorin e parë të viti 2013. Kështu ka thënë ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, në një konferencë për fundvit ku ka shpalosur të arriturat dhe sfidat e kësaj ministrie gjatë viti 2012.

Viti 2012 është cilësuar si vit i suksesshëm në procesin integrues të Kosovës në BE, së paku në fushën e marrjes së Udhërrëfyesit për procesin e liberalizimit të vizave, dhe marrjes së Studimit të Fizibilitetit për fillimin e negociatave për MSA, transmeton RTK.

Ky është një vlerësim nga ministrja e integrimeve Vlora Çitaku, e cila tha se pret që Këshilli Evropian të merr vendimin për fillimin e negociatave për MSA, në pjesën e parë të 2013.


Ndërsa duke folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave, ministrja Çitaku tha se gjatë këtij viti Kosova ka marr Udhërrëfyesin për liberalizmi.

Ajo nuk ka dashur të flasë për ndonjë datë eventuale nëse 2013, do të jetë vit kur qetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Ndryshe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku tha se Kosova do të vazhdojë në përmbushjen e kritereve të dala në Studimin i Fizibilitetit. Gjatë viti 2013, pritet që Këshilli Evropian të finalizojë negociatat për lejimin e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian. Për vitin 2013, BE-ja ka ndarë rreth 130 milionë euro asistencë për Kosovën në sektorin e reformës së administratës publike, zhvillimin ekonomik dhe social si dhe në fushën e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori