LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: MSA, rezultat i konsolidimit të shtetit

Çitaku: MSA, rezultat i konsolidimit të shtetit

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Vlora Çitaku, ka thënë të hënën se hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) është rezultat i konsolidimit të shtetit të Kosovës. Çitaku ka vlerësuar se ky është hapi i parë zyrtar drejt procesit të gjatë dhe kompleks të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Vlora Çitaku, e ka përshëndetur miratimin e rekomandimeve nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Në një intervistë për “Epokën e re”, Çitaku ka thënë se rekomandimi për hapjen e negociatave për MSA-në është hapi i parë zyrtar drejt procesit të gjatë dhe kompleks të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


“Deri më tani, Kosova ka qenë i vetmi vend në rajon i cili nuk ka gëzuar raportet kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Rekomandimi për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit vendos qartë Kosovën në kuadër të procesit zyrtar dhe formal drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ky është hapi i parë zyrtar drejt procesit të gjatë dhe kompleks të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka vlerësuar Çitaku, duke shtuar se MSA-ja do ta lehtësojë ndërmarrjen e reformave dhe do t’i vendosë obligimet të ndërsjella për Kosovën dhe Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, ajo ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ta bërë maksimumin me qëllim të finalizimit sa më të shpejtë të negocimit të MSA-së. “Është me rëndësi tani që institucionet e Kosovës të vazhdojnë ta ruajnë konsensusin politik dhe t’i vazhdojnë reformat në të gjitha fushat e qeverisjes. Gjatë negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, do të jetë qenësore që të gjitha çështjet të negociohen në mënyrë sa më të mirë të mundshme nga këndvështrimi i të gjitha çështjeve ekonomike dhe ligjore të MSA-së. Jam e bindur se institucionet e Kosovës do ta bëjnë maksimumin me qëllim të finalizimit sa më të shpejtë të negocimit të MSA-së”, ka deklaruar Çitaku.

Ministrja e Integrimit Evropian ka thënë se edhe për procesin e liberalizimit të vizave Kosova pret përkrahje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Institucionet e Kosovës konsiderojnë procesin e liberalizimit të vizave proces teknik, i cili duhet vlerësuar në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë drejtim, qytetarët e Kosovës presin përkrahje nga të gjitha vendet e BE-së për t’u trajtuar njëjtë sikur qytetarët e vendeve të tjera të rajonit”, ka thënë Çitaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori