LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Pas përgjimeve, u përgatita për dorëheqje

Çitaku: Pas përgjimeve, u përgatita për dorëheqje

Ministrja e integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se pas publikimit të bisedës së përgjuar telefonike, ajo madje ishte përgatitur të jepte dorëheqje. Ndërsa, Kadri Veseli i cilëson të pakuptimta dhe të kundërligjshme përgjimet e bisedave private.

“Pas publikimit të përgjimeve, e kam menduar dorëheqjen. Isha pranë dorëheqjes. Madje isha aq aq pranë, sa që e kisha bërë gati edhe deklaratën e dorëheqjes”, ka thënë Vlora Çitaku në emisionin Jeta në Kosovë të transmetuar në RTK

Ndërsa, ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, ka thënë se përgjimet telefonike kanë qenë të kundërligjshme.


“Nuk ka kuptim që të incizojnë bisedën me gruan: ‘Eja e ha bukë’, apo gjëra të tjera private. Telefonatat kanë qenë telefonata miqsh prej 20 vitesh, me të cilët kam ndarë jetën dhe vdekjen”, ka thënë Veseli në të njëjtin emision. /Telegrafi/