LAJMI I FUNDIT:

City i pezullon biletën sezonale tifozit, arsyeja është foto e futbollistit-pedofil (Foto)

City i pezullon biletën sezonale tifozit, arsyeja është foto e futbollistit-pedofil (Foto)

Një tifozi të Manchester City i është mohuar bileta sezonale që është e zakonshme në Angli, pasi gjatë procesit të personalizimit ai kishte dërguar foton e pedofilit Adam Johnson.

City i ofron tifozëve të zgjedhin një foto e cila stampohet në kartat e biletave sezonale dhe Max Hornby kishte dërguar një foto të Johnson. Por ishte një shaka pa kripë.


Hornby më pas e publikoi në Twitter-in e tij foton e kartës me profilin e Johnson, duke shtuar “Nuk më besohet që City e aprovoi foton e kartë, tani do të më duhet të rri me këtë për një vit të tërë.” Një postim që është fshirë më pas.

adam

Pasi Manchester City e mori vesh që karta ishte aprovuar, klubi e pezulloi menjëherë. Një deklaratë e klubit u shfaq më pa në Manchester Evening News: “Manchester City është shumë i zhgënjyer nga fakti se një tifoz do ta bënte këtë shaka. Ne jemi duke kontaktuar mbajtësin e kartës dhe e kemi pezulluar atë kartë sezonale teksa po konsiderojmë edhe një përgjigje të pranueshme.”

Të mërkurën Hornby shprehu pendimin e tij mbi incidentin duke shkruar në Twitter: “Siç mu kërkua nga Manchester City, unë kërkoj ndjesë për gabimin që kam bërë, nuk ishte qëllimi im të ofendoja njeri.”

Adam Johnson momentalisht është duke vuajtur një dënim gjashtë vjeçar pasi u shpall fajtor për akuzën e ngacmimit seksual të një 15 vjeçareje. Foto e përdorur nga tifozi i City është bërë në mars të vitit 2015 pas arrestimit të tij.

adami

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori