Çka duhet ndryshuar në tekstet të historisë?
Prejardhja Ilire: U ngrit shumë pluhur rreth deklaratës së Oliver Jens Schmittit rreth çështjes iliro-shqiptare. Ujqit e historiografisë enveriste të shqiptarëve u tërbuan nga deklarata e tij. E akuzuan atë për mohim të prejardhjes ilire të shqiptarëve.
Në fakt, Schmitti nuk e ka mohuar këtë prejardhje. Ai veç se ka përsëritur atë që e ka thënë edhe Noel Malcolm, se nuk ka argumente të mjaftueshme shkencore se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve. Ky dyshim nuk do të thotë se është e sigurt që shqiptarët nuk e kanë prejardhjen prej ilirëve, por thjesht nuk dihet shkencërisht nëse e kanë apo nuk e kanë.
Në tekstet tona të historisë, nxënësit e studentët tanë mësojnë sikur është fakt i mirëqenë se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve. Nuk është mirë që nxënësit e studentët tanë, si dhe opinioni i gjerë të mos dinë se çfarë është fakt e çfarë hipotezë. Do t’ishte më e rrugës në tekstet tona të historisë të shkruhet: prejardhja e shqiptarëve nuk dihet! Hipoteza më e besueshme është se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve, por për këtë akoma nuk ka fakte të mjaftueshme.
Koncepti i kombit: Koncepti i kombit është i dhënë sipas teorisë staliniste dhe kjo gjë prodhon derivate të tjera me të cilat nxënësit dhe studentët tanë furnizohen gjatë gjithë shkollimit. Ky koncept krijohet që në klasat e ulëta, akoma pa u dhënë definicioni eksplicit për kombin.
Defekti i konceptit stalinist për kombin është se ai e barazon kombin me etninë. Ky koncept buron nga teza e filozofit gjerman Johann Gottlieb Fichte, se çdo popull që flet një gjuhë të veçantë ka të drejtë të ketë shtetin e vet. Kjo do të thotë se çdo etni ka të drejtë të jetë komb. Por, mes së drejtës për të qenë komb dhe aftësisë për tu organizuar si komb ka një hapësirë të madhe që Stalini nuk deshi ta pranojë në teori, por, për ironi, e zbatoi në praktikë. Bashkësive të shumta etnike në Perandorinë Sovjetike iu mohuan të drejtat për republikat e tyre, pikërisht nga Stalini. Thjesht, në teori, Stalini e barazoi konceptin e kombit me etninë dhe, së këndejmi, historia e kombit u projektua deri në lashtësi. Madje edhe për epokat më të lashta u përdor terminologjia e historisë së kohës moderne.
Termi jologjik – Revolucioni Demokratik: Kur është fjala për shqiptarët, këtu kemi edhe disa idiotizma të veçantë, p.sh. termi Revolucioni Demokratik i Qershorit i 1924-s, që përdoret për grusht-shtetin që e solli Fan Nolin, Kryeministër i Shqipërisë. Ne që na është mësuar veshi që nga fëmijëria, edhe nuk na duket ndonjë idiotllëk derisa të mos e përkthejmë në anglisht “Democratic revolucion”. Atëherë kuptojmë çfarë marrëzish po flasim. Të thuash revolucion demokratik është sikur të thuash dru i hekurt(!). Ose është dru, ose është hekur, por nuk mund të jetë dru i hekurt. Kështu edhe revolucioni nuk mund të jetë demokratik, sepse këto dy gjëra përjashtojnë njëra-tjetrën. S’mund të jesh edhe revolucionar, edhe demokrat.
Lufta Shqipëri-Perandori Osmane është një term që nuk përket me konceptet historike: Në shekullin XIV, në kuptimin modern, s’kishte lindur akoma edhe një komb i vetëm në botë. Kombi i parë modern lindi më 1523-shin, kur më 6 qershor, mbreti suedez, Gustav Vasa Ericson, shpalli reformat e tij që Suedinë e bëjnë pronë të suedezeve dhe jo pronë të mbretit, siç ishte rasti me shtetet mesjetare, ku territori në zotërim të shtetit ishte, në fakt, pronë e mbretit dhe popullsia që banonte në atë territor nuk kishte asnjë rol në drejtimin e shtetit. Apo, më mirë e thënë, kishte aq rol, sa kishte edhe bagëtia që popullonte atë territor.
Kështu, suedezët u bënë kombi i parë në botë. Anglezët këtë e arritëm 126 vite me vonë, me Revolucionin e Oliver Cromwellit në 1649-tën; amerikanët me shpalljen e pavarësisë më 1776; ndërsa francezët me Revolucionin e vitit 1789, me të cilin fillon edhe epoka e kombeve.
Pse lindja e kombit francez shënon epokën e kombeve, e jo lindja e tri kombeve të mëhershme? Kjo është sepse kombbërja franceze qe më e artikuluar (slogani Liri, Vëllazëri, Barazi në shkrimet Rousseaus dhe Voltairet etj.) dhe u pasua menjëherë me kombbërjet në gjithë Evropën Perëndimore.
Kur Perandoria Osmane arriti në Ballkan, nuk kishte as komb turk, as komb osman e as ndonjë komb ballkanik. Thjesht një sundimtar zëvendësonte një tjetër: Edhe Skënderbeu nuk ishte udhëheqës kombëtar, por vetëm një sundimtar. Në shekullin XIX ai u shndërrua në një kryehero kombëtar nga rilindësit shqiptarë, me qëllim mitizimi. Madje, lëvizjen e kombformimit shqiptar e quajtën Rilindje Kombëtare, me demek se shqiptarët në kohën e Skënderbeut paskëshin qenë komb dhe tani po lindnin sërish si komb. Por, kjo gjë nuk përkon me të vërtetën historike, sepse shqiptarët në atë kohë akoma s’ishin komb. Në mesjetë nuk kishim të bënim me konceptet që solli modernizmi (epoka e kombeve), siç është urrejtja ndëretnike, interesat kombëtare etj.
Perandoria Osmane s’ishte e turqve, por e sulltanit. Në trashëgiminë e saj, shqiptarët kanë të drejtë po aq sa dhe turqit, boshnjakët dhe popujt e tjerë: Problemet shqiptaro-turke janë të një periudhe relativisht të shkurtër (1879-1912). Kjo është periudha kur lëvizja kombëtare turke po e sfidonte atë shqiptare.
Në fillimet e veta, lëvizja kombëtare turke donte që me popujt myslimanë të Perandorisë të krijonte një komb të vetëm. Rilindësit shqiptarë kishin konceptin e kombit mbi bazën e gjuhës e gjakut, e jo mbi atë të fesë, që binte ndesh me konceptin turk.
Kjo periudhë konflikti 33-vjeçarë është minore në krahasim me miqësinë e mëpasshme mes kombit turk e atij shqiptar. Ndërsa, sa i përket Kosovës në veçanti, ajo lindjen e vet si shtet duhet t’ia dedikojë Turqisë me meritat e saj më të larta, menjëherë pas SHBA-ve dhe aleatëve perëndimorë.
Tekstet tona të Historisë përmbajnë urrejtje antiosmane e antiturke të trashëguar nga mendësia komuniste e Enver Hoxhës. Këto tekste duhet të revidohen një minutë e më parë
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën