LAJMI I FUNDIT:

Çka nëse (nuk) ratifikohet demarkacioni? (Video)

Çka nëse (nuk) ratifikohet demarkacioni? (Video)

Kosova do të futet në një udhëkryq me shumë të panjohura, nëse Kuvendi e miraton më 1 shtator versionin aktual të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ky është paralajmërimi i partive opozitare të cilat shprehen të vendosura për të kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshje.


Opozitarët, të cilët tash e një vit në vazhdimësi janë deklaruar kundër kësaj marrëveshjeje, thonë se nuk mund të lejojnë që për hir të agjendave personale të rrezikojnë integritetin territorial të vendit.

Anton Berisha, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje në mënyre evidente prek integritetin territorial të shtetit dhe një gjë e tillë nuk mund të tolerohet. /Tribuna/